Media

Radio RASH online, tani mund ta ndiqni përmes aplikacionit

14:59 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër risi në tregun mediatik shqiptar nga Focus Media News. Radio Shqiptare, RASH tashmë edhe online.




Kanali radios RASH vjen pranë jush përmes telefonit tuaj në aplikacionin e posaçëm për iOS dhe Android. Për ata që duan të dëgjojnë muzikë por dhe të informohen për të informacionet e fundit nga vendi dhe bota, gjithçka është më e arritshme përmes aplikacionit të ri.

Ndërkohë që për t’iu mbajtur të informuar, Radio RASH do të ketë dhe notification për lajmet më të rëndësishme apo dhe rubrika të tjera që programacionit.

ZËRI I MËNGJESIT

Emisioni ngrihet mbi kultin e një zëri pikant në radio që të ndjek. Ai bën diferencën me mediat e tjera, pasi është në psikologjinë e dëgjuesit dhe i shfaqet kudo. Folësja njeh tipat më të lezetshëm në qytet dhe ndërton batuta për të nisur ditën në mënyrë të këndshme. Formati ka informacionin e nevojshëm dhe të përzgjedhur. Çdo dite ora 8.30 – 10.30.

ADI KRASTA

Adi Krasta në Radio Shqiptare çdo të martë dhe të enjte ora 12:00-14:00. Ai sjell këndvështrimin e tij për çka ndodh në jetën e përditshme. Krasta ‘Live’ me muzikën e zgjedhur prej tij dhe të ftuarit të zgjedhur.

“ME 97 KM/H”

Emisioni i mesditës në Radio Shqiptare të hënë dhe te premte ora 13:00-15:00 i dedikohet posaçërisht njerëzve që janë duke lëvizur me makinë. Rubrikat janë të larmishme, me qëllim që ta bëjnë minutazhin të kapshëm për këdo që mban radion në udhëtim. Ndërhyrjet janë të shkurtra dhe dinamike. Komunikimi bëhet me një gjuhë të thjeshtë, me kushtin që të arrihet batuta dhe sensi i humorit. Gjatë transmetimit përcillet në kohë reale lajmi i fundit, duke krijuar skupe radiofonike.

“HITPARADE”

“Hitparade” është një emision prej 60 minuta çdo të premte nga ora 15:00-16:00, me shumë ritëm dhe larmishmëri. Hitet më të fundit dhe më të klikuara të javës janë tema kryesore e këtij programi muzikor, duke përcjellë tek dëgjuesi dinamizëm. Këngët merren nga klasifikime serioze muzikore ndërkombëtare si “Billboard Charts”, “Shazam”, “Top 10 songs”, etj.  Përveç 10 hiteve më të fundit të klasifikuara nga vendi i dhjetë në të parë, pjese e programit janë edhe katër këngë të ndryshme, të përzgjedhura me kujdes, për të kënaqur dëgjuesin.

BOTA E SPORTIT

Emisioni “Bota e Sportit” ka për qëllim informimin dhe zbavitjen e publikut. Një vëmendje e madhe i kushtohet ngjarjeve më të rëndësishme sportive nga vendi dhe bota. Lajmet e fundit janë gjithnjë të pranishme. Informacione ka sa i përket merkatos si nga Shqipëria ashtu edhe 5 kampionatet kryesore të Evropës. Gjatë 60 minutave të emisionit, çdo të hënë ora 16:00-17:00 publiku do të ketë mundësi që të dëgjojë zhvillimet më me rëndësi sportive, e gjithashtu të edukohet për të mirat që jep praktikimi i aktiviteteve sportive.

Çdo të hënë emisioni i Adi Krastës në TV News 24 transmetohet edhe në Radio Shqiptare, gjithashtu “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi dhe “Dritare” me Rudinën Xhungën.

Çdo të shtunë në mbrëmje dhe të dielën transmetohet emisioni i Gjergji Lekës, “Na ishte njëherë muzika”.

Gjatë ditës lajmi i fundit hyn në Radio Shqiptare. Lidhjet me “Radiotaxi Lux” realizohen gjatë ditës për t’u informuar mbi trafikun në rrugët e Tiranës.

“FOL ME PSIKOLOGEN”

Trajtimi i rasteve të ndryshme që kanë nevojë për konsultë psikologjike, trajtimi i fenomeneve sociale duke i analizuar ato, vendosja e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes atyre që kanë nevojë për konsultë dhe psikologes, duke iu ardhur në ndihmë jo vetëm me këshilla, por edhe me seanca këshillimi. Çdo të mërkurë ora 21:00 në Radio Shqiptare.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per departamentin teknik. Jam degjues i rregullt i radiovene internet. U kenaqa qe dhe radio RASH doli ne internet Konstatoj se kur j degjoj kete emision ai nderpritet kur iPhone kalon ne qetesi kurse ne radiot tjera kjo nuk ndodh pra vazhdon te degjohet

    Përgjigju ↓