AKTUALITET

Skandali i “DH Albania”, Gjykata vendos arrest me burg për Advjol Dobin

13:45 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg në mungesë për Advjol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të falsifikuara.




Kompania “DH Albania” fitoi tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madhe” në Tiranë, por pas publikimit të dokumenteve u vërtetua që kjo kompani arriti të fitojë dy tendera me vlerë 30 milionë Euro, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Në muajin Dhjetor 2018, administratori 26-vjeçari i “DH Albania” ishte thirrur të jepte sqarime në lidhje me aferën e lotit të parë të Unazës së Madhe me vlerë 18 milionë Euro dhe atë të ndërtimit të linjës 220 kilovolt, Burrel-Peshkopi.

Por, Advjol Dobi nuk ishte paraqitur pranë Prokurorisë së Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Mosprezenca e tij ka bërë që Gjykata të vendosë arrest me burg në mungesë. Kujtojmë që, Dobi është përfaqësuesi ligjor i kompanisë dhe që ka fituar dy kontrata me shtetin shqiptar.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se DH Albania ka falsifikuar datën e regjistrimit, bilancet dhe një certifikatë të Sekretarit të Shtetit të Delaëare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilës ajo nuk ka detyrime fiskale në këtë shtet, ku është regjistuar.

Skandali i “DH Albania” i kalon kufijt e Shqipërisë, pasi dyshohet se kjo kompani ka falsifikuar edhe noterizimin në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një noter, i cili rezulton se nuk ekziston.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.