AKTUALITET

Studentët paralajmërojnë protestë të hënën, u bashkohen pedagogët e FSHN

17:49 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogët e Shkecave të Natyrës kanë dalë sot në mbështetje të protestave të studentëve. Ata kanë kërkuar hartim të ri të Ligjit të Arsimit të Lartë.




Pedagogët e këtij fakulteti kanë thënë se vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave bien ndesh me lirinë akademike.

“Mbështesim studentët, VKM-të e fundit bien ndesh me lirinë akademike. Jemi kundër fushatës denigruese të imazhit të pedagogut.” kanë thënë ata.

Më tej, ata kanë kërkuar që të mos ketë penalizim të studentëve, të cilët kanë qenë duke protestuar.

Pedagogët kërkojnë edhe hartimin e një ligji të ri të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.