EKONOMI

Tatimet, procedura e re për mbledhjen e borxheve dhe urdhri për bllokimin e llogarive

14:46 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Administrata Tatimore bën të ditur procedurën për të mbledhur me forcë detyrimet tatimore të papaguara, kur konstaton se tatimpaguesi nuk ka paguar në afat detyrimet e tij. Administrata tatimore verifikon nëse tatimpaguesi ka apeluar detyrimin tatimor në hallkën përkatëse të apelimit tatimor. Administrata tatimore dërgon në adresë të tatimpaguesit njoftimin për pagimin e detyrimeve tatimore, nëse detyrimi tatimor nuk është apeluar ose është humbur e drejta e apelimit dhe e njofton atë për fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.




Nëse tatimpaguesi ka paraqitur në Drejtorinë e Apelimit Tatimor ose në Komisionin për Shqyrtimin e Apelimit Tatimor një ankim, procedurat e mbledhjes me forcë fillojnë me mbarimin e procedurave të ankimit. Procedurat e ankimimit konsiderohen se kanë përfunduar ditën e parë të mbarimit të afatit ligjor që ka tatimpaguesi për t’iu drejtuar gjykatës. Për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore, Administrata Tatimore në çdo rast merr në konsideratë analizimin dhe vlerësimin e riskut, çka do të thotë se merr në analizë nëse tatimpaguesi do të paguajë detyrimin e tij, apo ai ka tendencë t’i shmanget këtij detyrimi. Njoftimi nga ana e administratës tatimore mund të bëhet edhe me forma të tjera të dërgimit të njoftimit, përveç postës, duke përfshirë edhe dorëzimin dorazi të njoftimit kundrejt konfirmimit të marrjes së tij prej tatimpaguesit. Me kalimin e 10 ditëve nga data e nisjes me postë të këtij njoftimi ose brenda 3 ditëve nga data e dorëzimit të njoftimit tek tatimpaguesi, fillon zbatimi i procedurës për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore. Në çdo rast, shuma që kërkohet të bllokohet nga bankat është shuma më e vogël ndërmjet shu-mës që administrata tatimore kërkon të marrë me shumën që rezulton në llogarinë bankare të tatimpaguesit në momentin e nxjerrjes së “Urdhër bllokimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.