Kronikë

Tritol makinës, kush është mjeku që i shpëtoi atentatit në Tiranë

09:41 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin, ku një sasi tritol i është vënë një automjeti, në pronësi të Dervish Hasit, me profesion mjek kirurg në spitalin privat “Hygea”.




Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Belul Hatibi” në Tiranë, ndërsa sasie e eksplozivit ishte vendosur në gomën e pasme të makinës, gjë e cila tregon se autorët kanë dashur të paralajmërojnë mjekun. Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia ka nisur hetime, ndërsa pista kryesore është konflikt për shkak të profesionit. Deri më tani ende nuk është bërë identifikimi i autorit/ve të cilët i vendosën tritol makinës së mjekut Hasi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.