EKONOMI

Ligji i ri i PPP-ve/ Konfindustria: Ndryshimet të pamjaftueshme

15:00 - 27.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfindustria i vlerëson të pamjaftueshme ndryshimet e propozuara në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat. Me një deklaratë për mediat, shoqata e bizneseve prodhuese shprehet se ndërhyrjet e parashikuara në projekt ligj janë të paplota dhe sërish lënë hapësira të shumta për subjektivizëm, korrupsion dhe shpërdorim të parave publike.




Heqja e propozimeve të pakërkuara vetëm në projektet e infrastrukturës rrugore dhe lënia hapur e mundësive për sektorët strategjikë të ekonomisë si energjia, portet, aeroportet, etj. rrezikojnë ta kthejnë projekt ligjin vetëm në një retorikë politike pa asnjë ndikim të prekshëm. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur në infrastrukturën institucionale të domosdoshme për ndërtimin dhe zbatimin e politikave të PPP, që janë mjaft të ndërlikuara dhe problematike edhe për vende të zhvilluara. Për sa më sipër do të kërkohet, që në një afat kohor, deri në përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme, politikat e PPP dhe koncesioneve të pakërkuara duhet të ndërpriten menjëherë dhe pa kufizim sektorësh.

Gjithashtu, Konfindustria shprehet se është e papranueshme, që në draftin e paraqitur përsëri nuk ndalohet në mënyrë të prerë pjesëmarrja në kontrata koncesionare dhe PPP të kompanive “gu-askë” të regjistruar në parajsa fiskale, pavarësisht dëmit të madh ekonomik, financiar, moral të sjellë ndaj interesit publik dhe seriozitetit të vendit në afatgjatë. Sipas Konfindustrisë, politikat e PPP-ve rrezikojnë drejtpërdrejt dhe afatgjatë treguesit makroekonomikë të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.