Tech

Si t’i bëni më interesante fotot në Instagram

11:59 - 28.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhvilluesit e rrjeteve sociale mundohen që shpeshherë të sjellin risi, ndoshta edhe për të tërhequr sa më shumë ndjekësa.




Të njëjtën gjë janë duke bërë edhe zhvilluesit e Instagram-it, për ta bërë eksperiencën tonë në këtë rrjet sa më të bukur.

Megjithatë, herë pas here një opsion i ri i këndshëm vihet në dispozicion që na bën ta harrojmë mënyrën si shpërndahen postimet.

Bëhet fjalë për një përditësim në Instagram Story. Më parë, platforma të lejonte të vendosje filtra në fotografi dhe video ndërkohë që shkrepeshin dhe regjistroheshin në kohë reale. Ky tipar është perfekt nëse do të jesh aktiv në rrjetet sociale edhe kur nuk po jeton ditët më të mira.

Tashmë jo vetëm që mund të filtroni fotot dhe videot në kohë reale, por mund të “keni” veshë lepurushësh edhe në foto apo video të vjetra që gjenden në albumin tuaj të fotografisë. Nuk është një ndryshim madhor, por është një formë për t’u argëtuar më shumë.

Si ta aplikoni?

Për të aplikuar filtrat në video dhe foto të vjetra që ndodhen në albumin e fotografive tuaja, hapni InstaStory. Zgjidhni një foto apo video të vjetër. Lart në krye do të shihni ikonën e një emoji. Klikoni aty dhe bëjeni selfien tuaj më argëtuese duke aplikuar filtra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.