EKONOMI

FMN kritika qeverisë për PPP-të, ministria e Financave: Kemi rritje ekonomike

19:40 - 29.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Financave ka reaguar pas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndëkombëtar, ku si pas saj është konfirmuar rritja ekonomike në vend.




Sipas ministrisë, Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit, teksa shton se është vlerësuar pozitivisht emëtimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj.

 “FMN, përmes raportit të tij të fundit konfirmon gjithashtu atë që Qeveria Shqiptare ka arritur në drejtimin e kësaj maxhorance, rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit. Konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtuar qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet. FMN rivlerëson në këtë raport, se për vitin 2018 ai është në nivelin 67.2% e PBB-së, pra 1.7 pikë më i ulët se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e Stafit të FMN. Shumë pozitivisht vlerësohet emëtimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj”.

“Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit përshëndeten si faktor kyç në progresin e deritanishëm. Në të njëjtën linjë ne po vazhdojmë edhe me reduktimin e informalitetit duke ruajtur një sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm, sikurse i dhamë një lehtësim biznesit të vogël përmes uljes së tatim fitimin në 8% nga 15% që ishte.

FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin për PPP-të, për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale.

Qeveria vazhdon ngushtësisht bashkëpunimin me partnerët FMN, BE dhe BB, për konsolidimin e proceseve vendimmarrëse dhe politikave më të mira ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të vendit”, lexohet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Por, Partneritetet Publike Private (PPP) janë kthyer edhe një herë në vëmendje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duke paralajmëruar ashpër për rreziqet fiskale që ato mund të sjellin për buxhetin dhe ekonominë vendase.

Në staf raportin e fundit për Shqipërinë, ky institucion nënvizon se angazhimi i projekteve infrastrukturore përmes PPP-ve ka rezultuar në rritje detyrimeve potenciale ndërkohë që kontratat janë të hartuara dobët dhe mund të pengojnë eficencën e investimeve publike.

Shqetësimi tek projektet PPP duket se i referohet shifrave të cilat kanë pësuar rritje të shpejtë në raport me GDP. “Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e GDP-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionaet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019 dokuementet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të GDP-së” thuhet në raport.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.