Kronikë

Atentati/ Ish-efektivi rinte i ngujuar, në tre dekada tre vëllezër të vrarë

21:25 - 30.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-efektivi i policisë që u ekzekutua këtë të mërkurë rreth orës 14:35 në zonën e Selitës, prej kohësh i druhej një atentati.  50-vjeçari Arben Bilali pjesën me të madhe të kohës e kalonte në banesë, e cila monitorohet nga kamera të shumta sigurie.




Ai u qëllua brenda automjetit  tip “Hyundai”, ndërsa ka qenë i ulur në sendiljen e pasme. Atentatorët që lëviznin me një automjet tip “Benz”, të maskuar dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku nga pjesa e pasme e makinës.

Ndaj 50-vjeçarit u derdhën 14 plumba.  Krimi ka ndodhur pranë vendit ku u vra edhe i vëllai i viktimës, rreth 9 vite më parë. Prokuroria ka disa pista, jo vetëm atë të hakmarrjes me një fis të njohur, të përfshirë në një zinxhir vrasjesh në Tiranë. Përveç kësaj piste, ka edhe dyshime për implikimin e të ndjerit në një ngjarje. 50-vjeçari Bilali, kishte humbur më parë edhe dy vëllezërit e tij në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme.  Këto krime vazhdojnë të jenë të pazbardhur.

Vrasja e vëllezërve

Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010.

Vëllai i 50-vjeçarit sapo ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte si emigrant, kur u qëllua me 4 plumba pistolete, teksa ishte ulur në një nga lokalet në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Leonard Bilali u transportua asokohe me shpejtësi në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve që kishte në trup dhe në kokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.