Kronikë

Hakmarrja mbi 20 vjeçare e të “fortëve të Tiranës”, kush është ish-polici i vrarë

21:28 - 30.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka ndaluar disa persona në lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Arben Bilali.  50-vjeçari Bilali ka rreth 20 vite që është larguar nga radhët e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij aktualisht është punonjëse në drejtorinë e Tiranës. Hetimet për vrasjen janë përqendruar në atë të hakmarrjes, për shkak të të kaluarës dhe atentateve që kanë pasur shënjestër familjarët e tij.




Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, njëra prej të cilave ka kapur edhe lëvizjet e autorëve. Hetuesit po insistojnë më shumë tek një person i ndaluar rreth të 30-ve. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur përgjatë zonës dhe dyshohet të jetë i përshirë në atentat. Ish-efektivi i policisë prej kohësh i druhej një atentati.  Pjesën me të madhe të kohës e kalonte në banesë, e cila monitorohet nga kamera të shumta sigurie.

Ai u qëllua brenda automjetit  tip “Hyundai”, ndërsa ka qenë i ulur në sendiljen e pasme. Atentatorët që lëviznin me një automjet tip “Benz”, të maskuar dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku nga pjesa e pasme e makinës. Ndaj 50-vjeçarit u derdhën 14 plumba.  Krimi ka ndodhur pranë vendit ku u vra edhe i vëllai i viktimës, rreth 9 vite më parë.

Arben Bilali

Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010. Vëllai i 50-vjeçarit sapo ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte si emigrant, kur u qëllua me 4 plumba pistolete, teksa ishte ulur në një nga lokalet në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Leonard Bilali u transportua asokohe me shpejtësi në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve që kishte në trup dhe në kokë.

Përplasja mes “të fortëve”

Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali (dyshohet si pjesë e bandës së Selitës) ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme. Hakmarrja mes dy gupeve ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.