Kryesore

Pjesëmarrja në Senat dhe zgjedhja e Dekanëve, Ministrja e Arsimit: Pse jemi kundër kërkesave

10:20 - 30.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahini, ka qenë sot e pranishme në Komisionin e Mediave, ku nuk kanë munguar dhe debatet.




Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore për katër nga kërkesat për ndryshimin e 4 neneve të Ligjit të Arsimit të Lartë, që përfshijnë pjesëmarrjen në Senate, apo rritjen e së drejtës për zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve.

“Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga çështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë”, – tha Shahini, e cila duke vijuar më tej shton se studentët duan rritjen në 50% të numrit të studentit në senat, ndërkohë që kjo nuk është e mundur pasi pjesëmarrja në senat kërkon gradë dhe nuk është një praktikë që ndiqet as në vende të tjera.

“Studentët duan rritje nga 10-50% në organet për vendosjen e dekaneve dhe rektorëve dhe një përfaqësues nga studentët në bordet e menaxhimit. Në asnjë rast nuk është i prezantuar studenti në masën 50%, nuk kemi parë raste. Në zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve, studentit i kërkohet ekspertizë se kush do ta udhëheqë universitetin, Nuk e kemi parë një model që studenti të ketë një vendimmarrje të tillë, studenti hyn e del aty, nuk qëndron kohë të gjatë nuk mund të jenë vendimmarrës për ata që do të jenë udhëheqës për ata që do të jenë aty për kohë më të gjatë”, – u shpreh ajo.

Ndërkohë, që theksoi se është vendosur tashmë që “të shkarkojmë përfaqësuesit e ministrisë që janë nëpër borde, një nga përfaqësuesit do të zgjidhet nga vetë studentët. Kemi themeluar te portali i transparencës që  të botohen të gjithë vendimet e senatit, buxhetet që edhe studentët e papërfaqësuar të jenë të informuar, çdo tre apo katër muaj informacioni do të azhornohet dhe të gjithë do të ketë të njëjtën qasje, që të dinë se si shpenzohet buxheti për universitetin”, – tha Shahini.

Deputetja e LSI-së, ka kërkuar që kërkesat e studentëve të bëhen ndryshime në ligj: “Kryeministri ka treguar që nuk e mban fjalën. Studentët u ngritën ndaj qeverisë që nuk i përfill. U ngritën ndaj tarifave të larta. Këto amendamente që i keni janë zgjidhja e asaj që studentët kërkojnë. Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore. Pakti për Universitetin 3D është jo real. Të lëmë mënjanë denigrimin dhe shown, por të bashkohemi për të ardhmen tonë”.

Pjesë nga debati

Besa Shahini: Duke marrë parasysh gjithë çfarë kemi parë nga shtetet e tjera ne nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen përmes ndryshimeve ligjore. Duke marrë parasysh që ne edhe me VKM në dhjetor dy nga çështjet kryesore të ngritur nga studentët për transparencë dhe llogaridhënie dhe për përfaqësime nëpër borde i kemi adresuar

Albana Vokshi: Atëherë qëndrimi i ministrisë ndaj propozimeve është kundër?!

Besa Shahini: Po

Albana Vokshi: Atëhere ju po prabnoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e3 studentëve. Atëhere pse po mashtroni që thoni që pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që prenuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe ti thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave.  Ju po pranoni që  pakti është një mashtrim.

Besa Shahini: Pakti i ka adresuar këto kërkesat e studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.