Kronikë

Çfarë ka të “varrosur” në telefonin e shqiptarit Aleksandër Luca?

09:11 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimet për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi duket se nga dita në ditë po nxjerrin fakte të reja, ndërsa rëndohet pozita e shqiptarit Aleksandër Luca.  Autoritetet greke tani po mundohen të zhbllokojnë telefonin e të riut shqiptar, ndërsa ka dyshime se aty mund të jenë “varrosur” materiale të rëndësishme.




Sipas mediave helene, autoritetet besojnë se në telefon mund të gjejnë një listë të gjatë të viktimave të shqiptarit, materiale video dhe foto pornografike. Dy herë që është pyetur nga hetuesit, Aleksandër Luca ka dhënë fjalëkalime të gabuara.
Gjatë marrjes në pyetje në 28 janar, shqiptar mohoi që të ketë gisht në abuzimin seksual ndaj vajzës dhe thotë se duan që t’ia ngarkojnë atij çdo akuzë. Madje tregon se 3 ditë pasi studentja Eleni Topaloudi u gjet e pajetë në det, ai i tha shokut të tij grek Manolis Koukouras që të dorëzohen në polici.

“Dola bashkë me T…, që është shoku i grekut dhe shkuam për të ngrënë sufllaqe. I thashë që ta merrte në telefon (shokun grek) sepse po e kërkoja. Nuk e kisha numrin e tij dhe nuk më kujtohej. Doja t’i thoja që të shkonim në polici për Elenin. E mori në telefon, por ai nuk u përgjigj. Më pas dolëm shëtitje”.

Aleksandër Luca shprehej se po bëjnë gjithçka që fajin t’ia ngarkojnë atij. “Nuk kam gisht në abuzimin e vajzës. Nuk e kuptoj përse i thonë këto djali rom dhe vet vajza. Paguhen që të m’i ngarkojnë mua të gjitha. E di që babai i grekut ka shumë para”, thotë 20-vjeçari shqiptar, i cili pretendon se po bëhet një plan në kurriz të tij për ta shpallur fajtor.

Aleksandër Luca 20 vjeç dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç mbahen në paraburgim pasi janë të dyshuar për abuzimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Të dy kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që e dhunoi me hekur në kokë dhe që më pas mori vendimin për ta hedhur trupin e saj në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin e Rodos në Greqi.

Së fundmi, ndaj Aleksandër Lucës është bërë një tjetër akuzë. Një vajzë 19-vjeçare me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht dy ditë pas ngjarjes së studentes Eleni Topaloudi në po të njëjtin ishull.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.