EKONOMI

Eurostat: Shqipëria, me detyrimet më të larta në Europë për PPP-të

15:15 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Borxhi buxhetor për Partneritetet Publike Private kthehet në rrezik për buxhetin. Janë rreth 1.9 miliardë lekë të papërfshira në llogaritjen e borxhit publik, të cilat mund të kthehen në rrezik potencial për financat publike. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Eurostat, institucioni që ngre alarmin për rreziqet e PPP-ve për financat publike. Eurostat publikoi dje listën e vendeve të BE-së sipas detyrimeve potenciale jashtë bilancit për kontratat me Partneritet Publik Privat në raport me PBB. Vlerat përfaqësojnë shumën e financimeve që do të financojë buxheti i këtyre vendeve për kontratat PPP dhe që nuk janë llogaritur në borxh. Sipas Eurostat, në Europë, Sllovakia dhe Portugalia kanë detyrimet më të mëdha potenciale që lidhen me Partneritetet Publik-Privat jashtë bilancit, përkatësisht në 2.9 dhe 2.7% e PBB-së.




Borxhi
Në Shqipëri, vlera e kontratave PPP tashmë aktive që financohen nga buxheti dhe nuk janë përfshirë në borxh është 1.9 miliardë lekë, ose 15 % e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në rishikimin e marrëveshjes së fundit me Shqipërinë (shtator 2018), të publikuar dje. Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, detyrimet që lidhen me Partneritetet Publik-Privat (PPP) janë në 3% të PBB-së, teksa në Shqipëri është 5 herë më i lartë, 15%. Pas Sllovakisë dhe Portugalisë, vlerën më të lartë të PPP-ve jashtë bilancit e ka Portugalia (2.7%), Hungaria (1.5%) dhe Mbretëria e Bashkuar (1.4%). Për vitin 2017, dhjetë vende nuk raportuan asnjë detyrim lidhur me PPP jashtë bilancit, të tilla si Holanda, Bullgari, Çekia, Gjermania, Franca, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia. Në shumë vende të BE-së, PPP-të jashtë bilancit janë vërejtur në qeverinë qendrore, ndërsa në disa nga qeverisja lokale.

FMN
Në një deklaratë të këtyre ditëve, FMN vuri në dukje se rritja e shpejtë e PPP-ve ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31% e GDP-së (që mbulon më shumë se 220 projekte, përfshirë koncesionet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019-ës, dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15% të GDP-së”, thuhet në raport.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.