Kronikë

Panik në Vlorë, i vendoset tritol lokalit

08:44 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lokali në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, i është vendosur eksploziv gjatë natës. Ka qenë i zoti i lokalit bar-kafe, ai i cili ka pikasur pakon e dyshimtë mëngjesin e sotëm, duke lajmëruar policinë.




Mësohet se lënda eksplozive i është vendosur bar-kafesë në pronësi të Adriatik Brahimajt.

Kanë qenë familjarët e Brahimaj, ata të cilët në momentin që kanë shkuar për të hapur lokalin kanë gjetur pakon e dyshimtë, të lidhur me një fitil.

Zbulimi u bë në orën 07.20 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve”.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer në momentin e hapjes së lokalit, duke parandaluar ngjarjen e rëndë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat xheniere dhe policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave.

Sakaq pritet të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, për të zbuluar më shumë mbi autorët.

Sequence 01.00_00_43_04.Still003 Sequence 01.00_00_33_19.Still004 Sequence 01.00_00_25_16.Still005
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.