AKTUALITET

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës në Durrës, në pranga 4 persona

10:04 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, të cilëve u janë zbuluar dhe sekuestruar 5 kg heroinë.




Në kuadër të operacionit të koduar “Vollga”, policia e Durrësit ka goditur një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Të arrestuarit ne flagrancë janë personat me iniciale B.D., A.T, dhe N.M. Gjithashtu u ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.

Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Në të njëjtën kohë, vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.