Sociale

“Ne qamë hallet, por…”, Mark Marku tregon takimin me ministren e Arsimit

12:04 - 01.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka zhvilluar sot një takim me një përfaqësi të pedagogëve lidhur me kërkesat që ata kanë.




Në një zakim që zgjati afro 90 minuta në ambientet e Ministrisë së Arsimit, temë diskutimi ishin problematikat e ligjit të arsimit të lartë.

Nga sa mësohet, duket se në fund të këtij takimi nuk është arritur të gjendet gjuha e përbashkët mes palëve për zgjidhjen e problemit të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe kërkesave të paraqitura nga pedagogët.

Pas përfundimit të takimit, pedagogu Mark Marku në një dalje për mediat u shpreh se ministrja nuk dha një qëndrim konkret, ndërsa ata qanë vetë hallet e tyre.

Marku shtoi se ministrja Shahini nuk e ka vullnetin për t’iu përgjigjur gjendjes se ku ndodhet universiteti.

“Me pak fjalë ishte një takim? ‘Ne qamë hallet..’, por pa marrë përgjigje konkrete. Ministrja nuk ka vullnetin për tu përgjigjur për gjëndjen adekuate në të cilën ndodhet universiteti”.

Duke u ndalur te afati i plotësimit të kërkesave, Marku deklaroi se ata do të presin deri në mbrëmje dhe më pas do të mblidhen në një takim te gjitha Asambletë për të vendosur se si do të zhvillohet më tej, ku paralajmëroi se do të fillohet edhe greva.

“Do i drejtohemi trupës akademike për një grevë të përgjithshme të pedagogëve”, – përfundoi pedagogu Mark Marku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.