Sociale

Shahini u përgjigjet pedagogëve: Bojkoti dhe ultimatumet, të panevojshme

14:02 - 01.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar të premten pas takimit të paradites që pati me disa pedagogë.




Paralajmërimit të pedagogëve se do të presin deri në darkë për një përgjigje nga ministrja para se të hedhin hapin tjetër, Shahini iu përgjigj: “Nuk besoj në të vërtetë që bojkoti dhe ultimatumet janë mjete të nevojshme në këtë periudhë kur e gjithë vëmendja jonë është tek arsimi i lartë dhe kemi filluar një proces të mirëfilltë dialogu.

Ministrja tha se me pedagogët kishte ndarë disa mendime të ndryshme, por “jam e bindur se kemi një qëllim të përbashkët, që është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri.”

“Edhe pse nuk u dakordësuam në fund, mendoj se kjo është krejt normale. Ishte një takim që gjithësesei shërbeu për të shuar disa dyshime që pedagogët kishin për paktin për universitetin. Ne do të vazhdojmë t’i dëgjojmë të gjithë, por do të vijojmë duke udhëhequr, do të vazhdojmë të ecim përpara. Është me rëndësi të madhe për ne që shumica e stafeve akademike dhe studentëve janë mbështetës të Paktit për Universitetin dhe pjesëmarrës në dialogun që kemi filluar.”

“Ne qamë hallet, por…”, Mark Marku tregon takimin me ministren e Arsimit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.