Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së ish-policit, si u ekzekutua Arben Bilali

21:24 - 02.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është publikuar videoja e cila tregon momentet e fundit të së ish-policit të jetës së Arben Bilalit, i cili u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij.




Siç shihet dhe në video, 50-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi sapo ka zbritur nga makina.

Makina me të cilën udhëtonin atentatorët rezulton të jetë një Mercedez Benz me ngjyrë të errët, me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.

Arben Bilali u qëllua me 14 plumba, gjë e cila ngreh dyshimet se vrasja e tij ishte plan kriminal  i mirëorganizuar, teksa vihet re që asnjë nga atentatorët nuk ka dalë nga makina për të qëlluar, duke shmangur kështu kamerat e sigurisë që ndodheshin në atë zonë.

Deri më tani pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, pasi më herët Arben Bilalit i janë vrarë dy vëllezër.

Lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetja nga policia dhjetëra persona, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë që mbulonin zonën në të cilën ndodhi vrasja.

Për grupin e hetimit në sektorin kundër vrasjeve ka shumë mundësi që vrasja e Bilalit të jetë në vazhdën e shumë krimeve të tjera të startuara prej 1992-shit, por ende nuk ka prova konkrete, përpos informacioneve policore.

Pas këtyre ngjarjeve, dyshimet më të forta bien mbi konfliktin mes fiseve Ymeri dhe Xhabafti, që sidoqoftë nuk janë të vërtetuara.

Ajo që dihet është se në favor të hetimeve janë edhe dy dëshmi bindëse për prokurorinë, në të cilat tregohet se si përpara se të vritej, Arben Bilali është ndjekur hap pas hapi deri ditën kur ai sapo kishte pirë një kafe dhe miku i tij po e çonte në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.