Kronikë

7 adoleshentë abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren. Turpi që mbulon Policinë e Shtetit

14:23 - 03.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

7 adoleshentë janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi kanë abuzuar seksualisht me një 13 vjeçare në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur që prej nëntorit të vitit të kaluar, por është denoncuar vetëm 2 ditë më parë.




E mitura ka qenë në një marrëdhënie intime me njërin prej djemve, ndërsa 7 të tjerët miq të të dashurit të saj e kanë shantazhuar vajzën me një video intime duke e kërcënuar se do ia publikonin në rrjetet sociale dhe nën presion kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Me anë të shantazhit që prej nëntorit deri në janar vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme. Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar policinë. Pas hetimeve për rastin, të shtunën rreth mesditës policia ka arrestuar 7 adoleshentë të moshës nga 15 deri në 17 vjeç ndërsa gjykata e Durrësit i la ata në masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë një 16 vjeçar. Megjithëse kjo ngjarje ka tronditur Kavajën dhe mbarë opinionin publik, Policia e Shtetit nuk ka publikuar asnjë komunikatë dhe nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar duke e mbajtur rastin të fshehur për median. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që e bëri publike këtë ngjarje me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Sipas tij kjo ngjarje ishte fshehur nga autoritetet përkatëse, madje drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës nuk kishte marrë asnjë masë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.