Kryesore

Kërkonin ta martonin me një të moshuar, shqiptarja kërkon azil në Britani

09:47 - 03.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashuria dhe frika e detyruan Daniela Prengën të largohej nga Shqipëria për në Britani, duke përdorur një pasaportë false.




Teksa kërkonte t’i shpëtonte një martese me detyrim, gjatë një udhëtimi në Hungari, Daniela mundi të siguronte një pasaportë dhe më pas të zhvendosej në Manfield.

Jeta i dha një mundësi të dytë, ku ajo njohu bashkëshortin aktual dhe tani është në pritje të fëmijës së dytë.

Por, Daniela kërkon azilin në Britani. Ajo tha se rrezikohej nga dhuna në Shqipëri, pasi një burrë i moshuar kërkonte të martohej me të.

“Ata ishin të gatshëm të përdorin forcën që unë të pranoja martesën. Një mikeshë e imja ishte në të njëjtën pozitë. Ajo tani rezulton e zhdukur dhe nuk është parë më që prej asaj kohe”, u shpreh Daniela.

Prokurori Mark Warson, tha se Daniela shkoi në Hungari për të marr një pasaportë me emër fals por me shenjat e gishtave dhe fotografinë e saj.

Pasaportë të cilën ajo e përdori për të lindur në maternitet dhe për të marrë patentën. Daniela shkoi për herë të parë në Britani në 2015-ën por u deportua, teksa u kthye në 2016-ën me një pasaportë false.

Ajo pranoi përdorimin e pasaportës false në qershor të 2016-ës, teksa gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg, dënim i pezulluar për një vit, si edhe 90 orë punë të papaguar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.