EKONOMI

“Standard and Poor’s”: PPP, rrezik i madh

10:11 - 03.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjiganti i vlerësimit të kreditit, “Standard and Poor’s”, ka mbajtur të pandryshuar në B+ me pers-pektivë të qëndrueshme notën e borxhit sovran të Sh-qipërisë. Sa u përket rreziqeve fiskale, ajo që bie në sy që në fillim të njoftimit për shtyp është paralajmërimi në lidhje me PPP. Skemat e Partneri-tetit Publik Privat vazhdojnë të përbëjnë një rrezik thelbë-sor fiskal – thotë “Standard and Poor`s” për Shqipërinë. Ndër të tjera, agjencia projekton vullnet të autoriteteve sh-qiptare për konsolidimin fiskal, si dhe një rënie gradu-ale të normës së borxhit pub-lik në raport me PBB. Rritja ekonomike projektohet pranë 4% mesatarisht deri në 2022. Ndërsa në lidhje me parash-ikimin për rritjen ekonomike të këtij viti, “Standard and Poor`s” e parashikon në nive-lin 3.9%. Ndërkohë, projeksio-ni i qeverisë për rritjen ekonomike është 4.3%. Në dy vitet e ardhshme, agjencia paralajmëron një rritje të notës së borxhit sovran, në rast se do të vihet re një përkushtim më i madh në kon-solidimin fiskal dhe sidomos një trajektore rënëse më domethënëse e borxhit publik. Nga ana tjetër, gjatë dy viteve të ardhshme, nota e borxhit mund edhe të ulet në rast se do të konkretizohen disa rreziqe, si ai i PPP. Materializi-mi i detyrimeve të prapambetura si rrjedhojë e këtyre projekteve mund të çojë në zhvlerësim të Shqipërisë -paralajmëron ‘S&P’. Agjencia flet edhe për ndryshimet më të fundit në qeveri. “Pavarë-sisht zëvendësimit të disa min-istrave të kabinetit, ne presim që qeveria të vazhdojë përpara me reformat strukturore, por janë të mundura vonesa në implementimin e tyre. Ne nuk presim që zëvendësimi i 7 min-istrave, ose gjysmës së kabi-netit do të përkthehet në një ndryshim të politikave aktuale të qeverisë”, – thotë më tej agjencia. “Pritshmëritë tona janë që Partia Socialiste, fituese e vetme e zgjedhjeve të 2017-ës të implementojë refor-mat në ekonomi, adminis-tratën publike dhe veçanër-isht në gjyqësor. Vrulli i refor-mave mund të ngadalësohet në muajt në vijim me minis-trat e rinj”, thotë më tej ‘S&P’.




REAGIMI
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar duke e vlerësuar raportin “Standard and Poor” si një notë tjetër pozitive përveç FMN-së, për ekonom-inë shqiptare. Në raport rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018, gjithash-tu vlerësohet vazhdimi i kon-solidimit fiskal, ulja e mëte-jshme e borxhit publik dhe deficitit dhe përmirësimi i klimës së biznesit e investi-meve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim. ‘S&P’ vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndet-shme dhe angazhimit të qever-isë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë tra-jektoren ulëse drejt nivelit 60%në 2022. Po ashtu, ‘S&P’ vlerë-son se rritja ekonomike në pe-riudhën në vijim do të mbësh-tetet te rritja e konsumit dhe punësimit. Perspektiva pozi-tive në afatmesëm dhe afatg-jatë ka reflektuar zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesa-tarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërke-sa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve, uljen e mëtejshme të deficitit fiskal, uljen graduale të defic-itit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të huaja direkte si edhe rritjen e qën-drueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe mirë ad-ministrimi. Një kusht i rëndë-sishëm është edhe vazhdimi i reformave për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Sh-qipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjerë, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shër-bimet e biznesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.