Fol me Psikologen

15-vjeçarja lind fëmijë e më pas trafikohet, e ëma: S’di a e kam gjallë

14:18 - 04.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Fol me psikologen” programi online i “Gazeta shqiptare” ka trajtuar këtë herë problematika lidhur me fëmijët. Historia e parë që erdhi në këtë program ishte historia e një vajze 10-vjeçare. Ajo jeton në një zonë në periferi të kryeqytetit dhe del të fitojë para duke lypur, për shkak se babai i ka vdekur ndërsa e ëma rrit në shtëpi 4 fëmijë të tjerë.




Psikologia Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të bisedës me të duke theksuar situatën e vështirë ku ndodhet Ola, situatë e cila e ka kthyer në një “kryefamiljare” që siguron mbijetesën e familjes.

Mirgit Vataj, drejtori i linjës së këshillimit të fëmijëve Alo 116 ka premtuar në studio që pas marrjes së të dhënave të së miturës do të vihen në lëvizje, e në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do ta ndihmojnë atë dhe familjen e saj. Historia tjetër e trajtuar në emision është historia e një gruaje e  cila po rrit mbesën e saj 2-vjeçare pasi e bija është trafikuar.

Sequence 01.00_04_05_20.Still001 Sequence 01.00_05_20_15.Still002 Sequence 01.00_07_25_01.Still004
<
>

“Përshëndetje! Jam Mira dhe prej 2 vitesh nuk di asgjë se ku është vajza ime. Policia nuk më thotë asgjë për vendndodhjen e saj. Më thonë se e kanë trafikuar. Në moshën 15 vjeçare u bë nënë dhe….”

I ftuar në studion e “Fol me psikologen” Vataj ka sjellë detaje mbi rastet e vështira me të cilat stafi i linjës së këshillimit për fëmijë përballen çdo ditë duke filluar me telefonatat e fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmë. Denoncimet janë të ndryshme, disa denoncojnë dhunën në familje, disa të tjerë denoncojnë abuzimet seksuale apo dhe rastet e trafikimeve të të miturve dhe adoleshentëve. Drejtori i Alo 116 ka sjellë detaje edhe nga një rast tronditës i një të miture e cila ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.