Kronikë

Kishin falsifikuar 3000 euro, arrestohen katër persona në Fier

11:22 - 05.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Megjithëse kartëmonedha 500 euroshe është hequr nga tregu Europian, pasi falsifikohej lehtë, policia e Fierit ka sekuestruar 6 kartëmonedha të tilla.




Sipas policisë, eurot e sekuestruar ishin kartëmonedha 500 euroshe dhe dyshohen se janë të falsifikuara. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar katër persona, G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, që të gjithë banues në Memaliaj, Tepelenë.

Të katërt personat janë arrestuar pas një kontrolli të ushtruar makinës së tyre në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” në Fier, ndërsa të gjitha kartëmonedhat ishin të së njëjtës numër serie.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

Vitin e kaluar Qendra Evropiane Bankare njoftoi se në fund të vitit 2018 do të ndalojë së shtypuri kartëmonedhat prej 500 euro.

Kartëmonedhat “500” euro me vlerë më të madhe nuk do të shtypen për shkak të shqetësimeve se kartëmonedhën vjollcë shumica e kriminelëve e përdorin për pastrim parash, dhe madje edhe për financimin e aktiviteteve terroriste.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.