Kronikë

Merrnin para përmes dhunës, arrestohen dy persona

10:09 - 05.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, ndërsa u janë sekuestruar dhe një shumë parash. Në kuadër të operacionit të koduar “Para të paligjshme”, janë vënë në pranga E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe.




Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.

Dy të arrestuarit akuzohen, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.