Kryesore

Presidenti i Greqisë paralajmëron Shqipërinë

16:05 - 05.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka paralajmëruar edhe një herë tjetër Shqipërinë se nëse nuk respekton të drejtat e minoritetit grek rrezikon seriozisht të mos anëtarësohet në Bashkimin Evropian.




Këto deklarata Pavlopoulos i bëri pas takimit që pati me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic.

“Ne mbështesim perspektivën evropiane. Por është e qartë edhe kërkesa për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat themelore të njeriut. Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë” tha ai

Deklarata të tilla janë në vazhdën e qëndrimeve që zyrtarë të shtetit grek mbajnë vazhdimisht, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritet grek në vendin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.