Kronikë

“Ai nuk e linte të krihte as flokët”, flasin fqinjët: Gruaja kishte dhe urdhër mbrojtjeje

13:06 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

42-vjeçarja Eva Lera kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi bashkëshorti i saj e dhunonte prej kohësh.
Por kjo nuk mundi ta mbronte, pasi këtë të mërkurë 53-vjeçari Teodor Lera e mbyti në banesë dhe më pas preu damarët me thikë.




Sipas fqinjëve, 53-vjeçari ka qenë xheloz dhe prej kohësh e dhunonte. Madje Teodor Lera ka qenë dhe në burg 4 muaj për dhune në familje, ndërsa së bashku kishin tre fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë, të cilët nuk jetonin më me ta.

“Ai ka qenë shumë xheloz, ajo nuk dilte nga shtëpia. Ai nuk punonte, vetëm ajo punonte këtu tek dyqani se donte të shkollonte fëmijët. Ishte aq xheloz sa nuk e linte të rregullonte as flokët. Para dy vjetësh dhe e dënuan atë burrin se e dhunonte”, dha një fqinje e çiftit Lera.

Krimi ndodhi brenda banesës së çiftit në katin e parë të një pallati. Policia është lajmëruar nga familjarët e tjerë të çiftit, pasi nuk përgjigjeshin në telefon. Efektivët pasi kanë shkatërruar derën e shtëpisë janë futur brenda dhe kanë gjetur të vdekur42-vjeçaren Eva Lera, ndërsa bashkëshorti i saj Teodori ishte në gjendje të rëndë, i mbuluar nga gjaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.