Kronikë

Dhunuan dhe i morën parat një personi, 3 në pranga

18:31 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se me anë të kanosjes i kanë marrë një person një shumë parash.




Ngjarja ka ndodhur në 5 shkurt, ndërsa tre personat akuzohet për  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

“Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë  arrestuar në flagrancë shtetasit  A.U., A.P. dhe A.G. 

Këta shtetas  dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019,  në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës  së Shkallës Parë Durrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.