Rajoni

Ditë historike! Maqedonia e Veriut në NATO, nënshkruhet sot protokolli

11:50 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U nënshkrua në Bruksel Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike.




Republika e Shqipërisë ishte shteti i parë që firmosi Protokollin, teksa më pas edhe secili shtet anëtar i NATO-s.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov e ka nënshkruar marrëveshjen së bashku me përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare, gjatë një ceremonie të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

“E sotmja është ditë historike. Të gjithë aleatët e NATO-s kanë nënshkruar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë, që do të garantojë më shumë siguri dhe prosperitet për gjithë rajonin. E pres me kënaqësi ditën kur 30 flamuj do të valëviten jashtë selisë së NATO-s”, ka thënë Stoltenberg pas ceremonisë, në një postim në Twitter.

Ky vendim i NATO-s ka ardhur pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund kontestit mbi 27 vjeçar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia është pajtuar për ndërrimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë është nënshkruar më 17 Qershor të vitit 2018 në Prespë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.