Rajoni

Nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO, Hahn uron Maqedoninë e Veriut

12:35 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, ka uruar Maqedoninë e Veriut me rastin e nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO.




“Urime Maqedonisë së Veriut. Kjo i kontribuon paqes dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, ka shkruar ai në Twitter.

Vendet anëtare të NATO-s nënshkruan sot në Bruksel protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake të globit.

Secili prej tyre ka firmosur veç e veç, ndërsa vendi i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë, për shkak të rendit alfabetik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.