Sociale

Rektorët në Komisionin e Medias, Koni: Mbështesim kërkesat e studentëve

11:09 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rektorët e universiteteve, të pranishëm në Komisionin e Medias dhe Edukimit kanë dhënë detaje për situatën aktuale në universitetet qe drejtojnë, duke u ndalur edhe në protestën e studentetëve.




Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka deklaruar sot se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve.

“Të gjithë qëndrimet e Asambleve i mbështes plotësisht në kërkesat e tyre që kanë, i kemi diskutuar dhe jemi në pritje të vijueshmërisë së situatës së caktuar. Kërkesat e Asambleve të njësive kryesore kanë marrë në analizë situatën konkrete që solli kjo protestë e studentëve dhe janë shprehur me qëndrimet përkatëse”, – tha fillimisht ai. Ndërkaq, ai ka ngritur shqetësimin lidhur me buxhetin për Universitetin dhe Doktoraturat.

shezaiu vali duka albana vokshi tavolina8 pedagoet tavolinanan pedagohet
<
>

“Sa i përket gjendjes financiare të Universitetit të Tiranës, UT ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit, gjë e cila nuk është bërë në buxhetin që na ka ardhur vazhdimisht. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës, e cila përsëri në buxhetin e miratuar nuk ka rritje fare.

Kjo dëmton shumë kërkimin shkencor në Universitete. Në këto vite, kërkimi shkencor lë për të dëshiruar për shkak të mungesës së një fondi të caktuar. Ajo që është më e rëndësishme po cënohet cikli i tretë i studimeve për shkak se ligji i ri ka përcaktuar që Doktoraturat zhvillohen në kuadër të një projekti kërkimor që duhet të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Teknologjisë së Informacionit. Aktualisht nuk kemi pasur asnjë lloj thirrje për të aplikuar në këtë projekt, kjo ka bërë të pamundur zhvillimin e ciklit të tretë të Doktoraturës, jemi në emergjencë të plotë të këtij procesi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.