Kosova

E rëndë/ E mitura përdhunohet nga mësuesi e polici, e më pas aborton

11:39 - 07.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e përdhunimit të një 16-vjeçareje, nga mësuesi i saj dhe më pas nga hetuesi në polici ku kishte shkuar të kryente denoncimin, ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm. Por, kalvari i vuajtjeve të vajzës nuk kishte të ndalur, kur ajo mësoi se ishte shtatzënë dhe u detyrua të abortojë.




Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Por, hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Sot, të tre këta njerëz po përballen me drejtësinë. Hetuesi 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.

Vajza, që kishte menduar vetëvrasjen, kishte shkuar për konsultim te një avokat dhe ky i fundit, me anë të një letre anonime, ka informuar “Insajderin” mbi këtë ngjarje të rëndë.

Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar.

“Menjëherë, duke respektuar legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësuesin. Ne si institucion do të ngremë padi në hetuesi ndaj tij, ndaj të cilit do të ketë edhe procedurë disiplinore”, tha kryetari i Drenasit.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka dënuar rastin si edhe i ka shprehur mbështetjen vajzës.

Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qendrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuarës dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyjnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit”, përfundon postimin Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.