Kosova

Abuzimi seksual i të miturës në Kosovë, seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

11:08 - 08.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendimin që këtë të premte të mbahet seancë e jashtëzakonshme, për rastin e abuzimit të vajzës nga mësuesi dhe polici.




Kjo seancë është kërkuar nga opozita si reagim lidhur me rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares nga Drenasi dhe është vendosur të mbahet sot në orën 12:00.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me VV dhe LDK kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Ajo tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

“Siç e dini gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhur në Drenas dhe kjo ngjarje do të duhej që të na thirrte në përgjegjësi se kjo është përgjegjësi institucionale.

Ne kërkojmë përgjegjësi institucionale për këtë rast. Prandaj kemi kërkuar seancë. Seanca do të mbahet sot në ora 12:00 dhe ne kërkuam që në këtë seancë të jenë të pranishëm kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Shëndetësisë dhe i Arsimit. Është koha e fundit kur ne duhet ta ngremë zërin fuqishëm”, tha ajo.

16-vjeçarja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar.

Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Sot, të tre këta njerëz po paguajnë faturën e veprimeve të tyre. Hetuesi 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.