KULTURË

Gëzim Myshketa në Operën e Europës

16:32 - 08.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përbën një event të veçantë fakti që në këto kohë përpjekjesh për integrimin e Shqipërisë e Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian, një artist shqiptar i suksesshëm përfaqëson shqiptarët në Operën e Europës në Strasburg. Baritoni Gëzim Myshketa do të jetë protagonisti i operës “Beatrix cenci” në një premierë absolute në Francë.  Opera e kompozitorit argjentinas Alberti Ginastera vënë në skenë në vitin 1971 në Uashington me rastin e inaugurimit të qendrës “Kenedi”, do të vihet në skenë për herë të parë në një teatër lirik francez dhe për të interpretuar rolin e kontit Francesco Cenci është përzgjedhur artisti shqiptar. Opera vë në skenë historinë makabre të familjes Cenci gjatë periudhës së rilindjes në Romë. Provat kanë filluar këto ditë dhe do të zgjasin dy muaj për arsye të kompleksitetit të realizimit të një vepre modern dhe të veshtarë nga ana e dramaturgjisë dhe  kompozicionit muzikor ‘atonal’. Premiera do të shfaqet me datën 17 mars me regjinë e argjentinasit Mariano Pensotti dhe drejtimin muzikor të mjeshtrit Marco Letonja.




Gëzim Myshketa konsiderohet nga kritika e specializuar e muzikës lirike si një nga talentet më interesante të brezit të tij. Diplomohet shkëlqyeshëm në Konservatorin “Arrigo Boito” – Parma e më pas ndjek master me mjeshtrit e Akademisë “La Scala” në Milano.

Fitues i disa konkurseve prestigjioze ndërkombëtare si: Konkursi i Këngëtarëve të rinj Europian “AS.LI.CO” (2006) dhe “Paolo Francesco TOSTI” (2008). Ndërmerr një karrierë të shkëlqyer, që e sheh protagonist në Romë, Napoli, Verona, Arena “Sferisterio”, Bilbao, Montpellier, “Massy Paris Sud”, Wien Konzerthause, Marsejë, Tuluzë, Kyoto Japoni, SHBA, Seul, Kore, Berlin, Bruxelles, Zurich, Salzburg, Bratislavë, Oman etj…

Ndonëse po ndërton një karrierë jashtë vendit, nuk i ka munguar skenës shqiptare përmes rolesh dhe koncertesh dhe së fundmi erdhi si regjisor i operës “Carmen”, si dhe solist i saj. Ndër impenjimet për të ardhmen deri në vitin 2021, përmendim Beatrix Cenci Strasbourg, Fastaff, Cannes, Lille e Luxemburg, Cavalleria Rusticana Torino, Carmen në Lipsia e Berlin, Don Carlo në Opera Real Madrid etj.

Ai u lind në një familje me lidhje të forta me muzikën, po ndoshta në fëmijëri nuk e kishte menduar asnjëherë se muzika ose më saktë të kënduarit do të bëhej pjesë e pandarë e jetës së tij. Ndërsa këndonte gjithë ditën në shtëpi, madje nuk mungonin edhe “koncertet” mbi tavolinë, prapë se prapë ai nuk mendonte për skenën. “Por rastësia e solli që në klasë të pestë, kur ndiqja shkollën “Nënë Tereza”, mësuese Ana më mori dhe më çoi në Shtëpinë e Pionierit për të marrë pjesë në konkursin “Zërat e rinj”, ku këndova të famshmen “Santa Luçia”. Aty u nderova me çmim të parë, por në atë kohë nuk ëndërroja të bëhesha këngëtar”, ka thënë ai.

Gjatë karrierës së tij artistike Gëzimi është njohur me shumë këngëtarë lirikë, muzikantë dhe instrumentistë të njohur dhe me një eksperiencë të gjatë në skenat botërore. Ndërsa e pyes sesi është ndjerë në mesin e tyre ai nuk ngurron të më tregojë një histori të shkurtër që për të është kthyer në një leksion jete mjaft të rëndësishëm


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.