BLUETOOTH

Bora Zemani flet për dëshirën e saj për t’u bërë këngëtare

16:02 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para disa netësh, në skenën e ‘Soire’ për të kënduar këngët e tyre të preferuar u rikthyen shumë këngëtarë që i janë larguar muzikës. Bora Zemani, Gerta Heta, Ilirjana Basha, Klevis Saliaj e të tjerë u rikthyen pas në kohë, në ditët kur ata këndonin. Bora Zemani ka marrë pjesë në Top Fest 6 dhe madje, është nominuar në një prej kategorive të natës finale, “Best New Artist”.




Gjatë bisedës, Bora ka treguar edhe si i ka lindur pasioni për muzikën. “Unë isha shumë rastësisht me muzikën. Nuk jam mësuar kurrë me faktin që di të këndoj. Kanë qenë vitet kur TOP Fest ishte në kulmin e vet. Një ditë të bukur u zgjova dhe doja të shkoja në Top Fest. Mami mori një zyshë kantoje, e cila sa më mori i tha mamit, goca është kanto!”, – tregoi Bora. Mbase dëshira do të realizohet shumë shpejt për Borën duke qenë se s’është hera e parë që kërkon t’i rikthehet muzikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.