BOTA

Dy mijë finlandezë pa punë: Më mirë me ndihmë sociale

11:24 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dhënia e të ardhurave bazë personave të papunë në Finlandë nuk i ka shtyrë ata të gjejnë punë”.




Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, teksa nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, 2,000 finlandezë të papunë kanë marrë një pagesë mujore prej 560 eurosh.

Qëllimi ka qenë që të shihet nëse siguria e garantuar do t’i shtyjë njerëzit të gjejnë punë.

Derisa nivelet e punësimit nuk janë përmirësuar, pjesëmarrësit në hulumtim kanë thënë se janë ndjerë më të lumtur dhe më pak të stresuar.

Kur e ka nisur këtë hulumtim në vitin 2017, Finlanda ka qenë vendi i parë evropian që do të testonte idenë e të ardhurave të pakushtëzuara bazë.

Hulumtimi i udhëhequr nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, një agjenci e Qeverisë finlandeze, dhe ka përfshirë 2,000 njerëz.

Ai ka tërhequr menjëherë interes ndërkombëtar, por rezultatet kanë ngritur pyetje rreth efektivitetit të këtyre skemave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.