BOTA

Ish-presidenti dënohet me 12 vite burg, ja për çfarë akuzohet

20:08 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti brazilian Luiz Lula de Silva po vuan një dënim prej 12 vitesh burg që nga prilli për përfshirjen në skandalin e korrupsionit të njohur si “Car Wash”.




Gjykata Supreme në Brazil e dënoi ish-presidentin me 12 vjet e 11 muaj burg për korrupsion.

Dënimi i ri i Lulës ka të bëjë me punën e rinovimit të financuar nga një kompani e përfshirë në skandalin, që u bë në emër të ish-Presidentit në një vendbanim rural në Atibaia në shtetin e Sao Paulos.

Këto operacione thuhet se ndodhën në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras. Sipas studiuesve, shuma e rinovimit ishte rreth 237,000 mijë euro.

Avokati i tij dhe Lula, nuk i kanë pranuar akuzat. Ai pretendon se ato janë të motivuara politikisht dhe janë ngritur për t’i mohuar atij të drejtën e garës në zgjedhjet presidenciale të tetorit, pasi është kandidati favorit për këtë post. 72 vjeçari kërkon apelimin e vendimit.

Por gjykatësja Gabriela Hardd këmbëngul në fajësinë e ish-Presidentit.

Vendimi i marrë nga Gjykata mund t’i japë fund karrierës politike të 72 vjeçarit i cili dikur ishte një nga politikanët më popullorë në Brazil.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.