POLITIKË

Kryemadhi nga Korça: Si u vodhën 4 milionë euro për 4 orë

13:18 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në Korçë ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.




Kryemadhi tha se Rama ka bërë një vjedhje spektakolare, dhe është munduar ta kalojë pa u vënë re.

Sipas kryetares së LSI, në vetëm katër orë, shqiptarëve u vidhen 4.5 milion euro.

“Edi Rama ka bërë një vjedhje spektakolare, dhe është munduar ta kalojë pa u vënë re. Këtu nga Korça po e bëj sqarim për qytetarët. KESH është e detyruar që energjinë që prodhon t’ja shesë OST-së, dhe kjo e fundit ja transmeton OSHEE-së. Qeveria jonë me dy individë miq të kryeministrit ja blen KESH-it, me 39 euro megavatin dhe pas katër orësh ja shet OST-së, me 49 euro megavatin. Pra, këta dy individë, vjedhin për katër orë, 4.5 milion euro shqiptarëve”-tha ndër të tjera Kryemadhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.