LIFE STYLE

Kujdes, mos flini kurrë më shumë sesa 8 orë në ditë

13:31 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithëve na pëlqen që të flemë më shumë në mëngjes, por sipas një studimi të fundit, të fjeturit më shumë se shtatë ose tetë orë në ditë vjen mund të ndikojë në vdekjen e parakohshme.




Sipas studimit të publikuar në “Journal of the American Heart Association”,  kërkuesit analizuan të dhënat e 74 studimeve të mëparshme që përfshinin më shumë se tre milion njerëz dhe zbuluan se ata që flinin më shumë se dhjetë orë, kishin 30 përqind më shumë mundësi të vdisnin parakohe se ata që flinin tetë orë.

Për më tepër, qëndrimi në shtrat për më shumë se dhjetë orë, ishte i lidhur me një shans të rritur me 56 përqind vdekjeje nga tromboza dhe një shans të rritur me 49 përqind vdekjeje nga një sëmundje kardiovaskulare.

Cilësia e ulët e gjumit lidhej me një shans të rritur me 44 përqind për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Studiuesi kryesor, Dr Chun Shing Kwok nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë në Mjekësi i Universitetit të Keele, deklaroi: “Gjumi i parregullt është shenjë e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe i duhet kushtuar më shumë vëmendje edhe gjatësisë, edhe cilësisë së gjumit gjatë konsultave me pacientët”.

Ai shtoi se: “Në gjumë ndikojnë një sërë faktorësh kulturorë, shoqërorë, psikologjikë, patofiziologjikë dhe mjedisor si kujdesi ndaj fëmijëve apo anëtarëve të tjerë të familjes, oraret e ndryshueshme në punë, sëmundje fizike ose mendore.”

Studimi, i cili përfshinte dhe kërkues të tjerë nga universitetet e Leeds, Machester dhe East Anglia, raportoi se kërkimi mund të jetë i cunguar, pasi oraret e gjumit u vetë raportuan nga personat dhe se sëmundjet mendore ose fizike mund të kenë ndikuar në oraret ekstreme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.