SPORT

Mposht Atletico Madrid, Reali ngjitet në vendin e dytë

18:32 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rokadë në La Liga, me Realin e Madridit që është ngjitur në raundin e dytë pas fitores së derbit të Madridit, 3-1 ndaj Atletico Madrid.




Që do ishte një duel i lehtë për Mbretërorët u pa që në minutat me para, me Casemiro që kaloi në avantazh të besuarit e Santiago Solarit që në minutën e 16-të. Një rafeshatë e brazilianit tundi rrjetën e vendasve. Gjithsesi këto të fundit u përgjigjen me anë të yllit të saj, Antoine Griezmann, me francezin që gjeti një tunel në këmbët e Courtois për të vendosur baraspeshën.

Megjithatë, Reali kishte forcën për të reaguar që në pjesën e parë, me Ramos që nga pika e bardhë kaloi në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë ishte radha e Gareth Bale për të gjetur rrjetën dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0.

Kujtojmë që Atletico Madrid e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Thomas. Me këtë fitore Reali ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, -5 nga Barcelona kryesuese që ka një takim më shumë për të zhvilluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.