BLUETOOTH

Rrëfehet Lei Kraja: Ja surpriza e radhës pas moderimit/ Jam tërheqëse, por jo vulgare

15:22 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Në gjurmët e gjakut, flet moderatorja e Digitalb: Babin e kam pasur futbollis. “Shqiptarët nuk shohin punën e tyre, fokusohen te gjëja e tjetrit”




Shumë nga VIP-at tanë për shkak të kushteve jo të mira në të cilat jetojnë, largohen jashtë vendit për një jetë më të mirë. Por ka edhe nga ata të cilët kthehen, apo edhe më mirë, kanë lindur jashtë dhe vendosin të jetojnë këtu. Rast i tillë është ai i bukuroshes Lei Kraja, e cila e lindur e rritur në Kaliforni të SHBA-së, vendos të vijë në Shqipëri. Bukuroshja e cila tashmë është moderatore e Digitalb sport, vjen në një intervistë ekskluzive për  “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për të rrëfyer prapaskenat e jetës së saj. Pak kohë më parë ishte në qendër të mediave rozë edhe për pjesëmarrjen në “Dance with me” ku së bashku me partnerin e Nora Istrefit, Robert Berishën, bënë jo pak zhurmë. Ndër të tjera, ish-missi ka folur nën zë edhe për preferencat e saj te një mashkull. Një i dashur futbollist dhe me pamje si Tom Hardy? Zbulojeni  në intervistën e mëposhtme.

 Jeni lindur e rritur në Kaliforni dhe vendosët të ktheheshit për të jetuar më pas këtu. Pse ky vendim?

Ndodhi rastësisht dhe unë gjithmonë e kam e pasur qejf Shqipërinë. Fundja, pse mos të investosh në vendin tënd?

Keni në plan të riktheheni sërish në ShBA? Nëse jo, pse?

Nuk i dihet. Si të jetë e shkruar,  nuk jam kundër.

Keni marrë pjesë në evente të ndryshme si konkurse të bukurisë, por jeni një moderatore e Digitalb. Çfarë ju lidh me sportin?

Babin e kam pasur futbollist dhe momentalisht është trajner. Plus adrenalina e stadiumit është shumë e bukur.

lei 12 lei 4 lei 3 lei 8 lei 7 lei 5 lei 6 lei 9 lei 2 lei 10 lei 11 lei 1
<
>

A do të pranonit të lidheshit me një sportist shqiptar?

Pse jo, nëse më përshtatet.

Jeni rritur prej shumë vitesh me një kulturë krejt tjetër. Çfarë elemente të kulturës apo edhe mentalitetit shqiptar nuk i pranoni apo nuk përshtateni dot?

Ajo që nuk më pëlqen është se shqiptarët nuk shohin punën e tyre. Fokusohen tek gjëja e tjetrit.

Cili është mashkulli vip që i përshtatet më tepër Leit?

Tom Hardy (qesh), është perfeksion.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit, cili do të ishte profesioni ideal për ju: moderimi në media, modelingu apo diçka tjetër?

Moderimi, por duke nxjerrë më në pah anën time amerikane dhe do doja të isha e përfshirë edhe në radio.

Në “Dance with me” ju dolët në një nga puntatat duke kërcyer në tub, ishit mëse provokuese dhe morët reagim jo të mirë nga juria si dhe u përfolët gjerë në media si provokuese. Ç’mendim keni me këtë pjesë të mentalitetit tonë?

Të them të drejtën, reagimi tyre ishte i mirë. Nuk ishte keq fare. Mentaliteti nuk ishte shumë problem aty. Plus, besoj se prandaj produksioni e caktoi kërcimin për mua dhe Robertin, pasi besuan tek ne dhe mënyra sesi do e interpretonim. Të dy, si unë e Roberti jemi tërheqës po jo vulgar.

Si arritët ta zgjidhnit incidentin e ndodhur me body-n në kërcim?

Thjesht të vazhdosh. Në skenë “The show must go on”. Ne jemi aty për publikun dhe nuk mendojmë gjë tjetër.

Nëse s’do ishte Roberti, kush do ishte partneri ideal në “Dance with me”?

S’e di. Të mirë ishin të gjithë çunat, por besoj çdo gjë ndodh për një arsye dhe nuk e imagjinoj dot një partner tjetër përveç  Robertit. Transmetonte vetëm pozitivitet.

Me kë do ta kalojë Lei “Shën Valentinin”?

Në punë. Nuk më pëlqen festa e “Shën Valentinit”. Ose nuk e besoj. Dashuria duhet të festohet çdo ditë.

Dhe së fundmi, pas Digitalb keni ndonjë projekt të radhës ku do të mund t’ju shohim?

Gjithmonë, por do të ngelen surpriza!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.