Tech

Zbuloi problemin e FaceTime, Apple i paguan shkollimin 14-vjeçarit

10:09 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare

Apple ka thënë se do të kontribuojë me fonde për edukimin e Grant Thompson, 14 vjeç, pasi ai ndihmoi në zbulimin e një problemi serioz në softuerin FaceTime të kompanisë që kishte lidhje me privatësinë e përdoruesve.



Problemi konsistonte se përdoruesit mund të dëgjonin se çfarë thuhej, nga persona që ende nuk i ishin përgjigjur thirrjes së tyre (video call).

Apple rregulloi problemin në versionin iOS 12.1.4 dhe madje përmendi djalin në shënimet e lansimit, duke shkruar “CVE-2019-6223: Grant Thompson nga Catalania Foothills High School”.

Sipas “Reuters”, kompania tha se do të paguante kompensim për familjen dhe do të bënte dhuratë edukimin e Grantit.

Apple nuk ka zbuluar saktësisht se sa do të paguaj në fondin e Thompson, por një program që Apple lansoi në 2016 paguan mes  25,000 dhe 200,000 dollarë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *