Show-Bizz

Alban Dudushi tregon raportin me të bijën

19:21 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alban Dudushi ka folur për marrëdhënien e tij me të bijën Joelle, e cila tashmë është një vajzë e rritur.




Moderatori tregoi se ai flet për çdo gjë me të, edhe pse ajo tani është një moshën e adoleshencës dhe i duhet të formojë personalitetin e saj.

Alban Dudushi e cilësoi veten si një baba të përkushtuar në raport me të bijën dhe këtë e tha “pa pikë modestie.”

Ai tregoi me shumë sinqeritet edhe një moment kur kishte bërë një debat me vajzën dhe ajo ishte prekur dhe kishte nisur të qante:

“Herën e fundit Joelle filloi të qante kur po diskutonim. Ishte një debat ku do të zgjidhnim shkollën ku do shkonte. Dhe i thashë harroje këtë nuk ke për të bërë këtë, nuk e kemi fare në diskutim. Siç janë fëmijët që preken, ajo është dhe në fazën që duhet të formojë personalitetin e saj kështu që e imagjinoj të gjithë inatin e saj ndaj meje…”, ka rrëfyer moderatori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.