POLITIKË

Basha me biznesin në Vlorë: T’a heqim ekonominë nga duart e oligarkëve

11:38 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, kreu i PD-së nga Vlora ku edhe po zhvillon një takim me qytetarët u ka bërë thirrje që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë.




I shoqëruar nga deputeti i PD, për Vlorën, Agron Shehaj, Basha gjatë takimit kryesisht me biznese ka prezantuar programin e tij ekonomik.

‘T’a heqim ekonominë nga duart e oligarkëve. T’i japim fund ekonomisë monopoliste që i japin mundësi vetëm 4-5 njerëzve. Në radhë të dytë mbështetja për biznesmenët e vegjël. Biznesi nën 140 mijë lekë të vjetra të nxirret nga skema e TVSH. Nëse jemi të bashkuar, punët shkojnë mirë. Jam shumë i nderuar nga pritja e qytetarëve. Zëri i biznesit duhet të dëgjohet. PD nuk ka ftuar vetëm burrat dhe djemtë por dhe gratë e vajzat”, – tha Basha.

Ai theksoi se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, por me punë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.