Kryesore

“Nga jashtë mirë dukem, por filxhani i Monikës s’thotë ashtu”, Rama s’kursen batutat nga Maliqi

12:24 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka monitoruar punimet e aksit të Maliqit, ndërsa ka takuar edhe dhjetëra qytetarë të kësaj zone.




Në rrjetin social, numri një i Qeverisë ka publikuar pamjet nga vizita në Maliq, ku duket se nuk kanë munguar as batutat me banorët.

‘Si je mirë, me shëndet?’, – e pyet qytetarja ndërkohë që kryeministri duke kthyer përgjigje ka shfrytëzuar rastin të ironizojë edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

‘Po ja shiko e shkruaj. Nga jashtë mirë dukem por filxhani Monikës nuk thotë ashtu’, ia ktheu Rama duke qeshur.

Përkrah Ramës, kryebashkiaku, Gezim Topçiu, u shpreh i lehtësuar për realizimin e këtij premtimi ndaj banorëve të zonës.

“Ishte premtim i pambajtur, ndaj tani ndihem krenar. Tani që u mbajt munde të them se 30 qershori do jetë kampion këtu”, – tha Topçiu.

“Të bëhen punët mirë, nuk ka rëndësi tani apo në qershor. Ne s’jemi si ai që i bënte me daulle dhe linte shkopin e daulles t’i bjerë vetes”, tha Rama.

Rruga e Re e Maliqit po rindërtoheht me financim nga qeveria dhe kap shifrën e 1.6 miliard lekëve të vjetra. Investimet në Maliq përfshijnë edhe ndërhyrjen në fasadat e pallateve, rreth 12. 000 metra katrorë, duke filluar nga Maliqi deri në Libonik dhe Drithas.

Më herët, kryeministri vizitoi ndërtesën e re të Bashkisë së Korçës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 144 milionë lekë, e konceptuar e si një hapësirë pa barriera mes punonjësve dhe qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.