BOTA

Protestat në Serbi hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiçit

10:30 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, me kërkesën për dorëheqje.




Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuçiç, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

Protestës në kryeqytet iu bashkëngjiten edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviç.

Muaijn e kaluar, Sarceviç ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”, shkruan REL.

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiç ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviç në nëntor të vitit të kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.