KULTURË

Sanremo ul siparin, ja kush është fituesi që do përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”

11:01 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sanremo ka ulur siparin, ku Mahmood është shpallur fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian.  27-vjeçari, me nënë italiane dhe baba egjiptian, Mahmood mbërriti në skenën e Ariston pasi fitoi bashkë me Einar, edicionin e fundit të Sanremos për të rinjtë, dhjetorin e kaluar.




Kënga e Mahmood fitoi zemrat e publikut, “Soldi”, ndërsa tashmë zyrtarisht pritet që të përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”.

Përgjatë një konference për shtyp, fituesi u pyet nëse do ta përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”, ndërkohë përgjigja e tij ishte mjaft entuziaste: “Po, po!” . Pas fitores Mahmood u shpreh: Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”.

Ndërkohë, Matteo Salvini u shpreh kundër fitores së 27-vjeçarit. “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”, ka pyetur zëvendës kryeministri italian në Twitter.

Kujtojmë këtu se festivalin e një viti më parë “Sanremo 2018” e fitoi këngëtari shqiptar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro-n me këngën: “Non mi avete fatto niente.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.