SPORT

Tirana mund Kukësin, përfiton Partizani

16:09 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana e Ardian Memës, ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kukësin, në kryendeshjen e javës së 21-të të Superiores.




Vendimtar goli i shënuar nga mbrojtësi Albi Doka në minutën e 87′, që u dha 3 pikët bardhebluve, që tashmë e shohin veten plot 8 pikë larg zonës së rënies.

Nga ana tjetër Kukësi kompromenton gjithçka në luftën për titull, pasi shkëputet edhe më shumë nga Partizani, duke mbetur plot 8 pikë mbrapa klubit “të kuq”. Sfida tjetër e mesditës, ajo mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, përfundoi në barazim pa gola, ndërsa të dy skuadrat ndanë nga një pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.