AKTUALITET

Vendimi për Dajtin, BE: Duhet vlerësim urgjent

19:09 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm.




“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Justerereform është i pakthyeshëm dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi dy ditё mё parё vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi është 25 vite burg.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por ai tha se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.

Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedural pasi ai mori dёnim me burgim tё pёrjetshёm, por kёtu u pranua gjykimi i shkurtuar dhe nga dёnimi me 25 vjet burgim pas 10 vjet hetimi gjyqёsor vlerёsohet se ai ka shlyer afro 15 vjet tё masёs sё dёnimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.