Rajoni

Vuçiç: Prapa protestave kundër meje në Beograd qëndron dikush nga Kosova

14:44 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare

Aleksander Vuçiç, presidenti i Serbisë, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë.



“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan Tanjug.

Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.

Vuçiç thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

Teksa ka folur për protestat e organizuara në veri të Kosovës kundër tij, Vuçiç u ka thurur lavde serbëve të kësaj pjese, duke përmendur numrin e vogël të protestuesve që kanë dalë.

“Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka shtuar Vuçiç, raporton Express.

Në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksander Vuçiçit.

Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *