SHËNDET

9 gabimet që shpejtojnë procesin e plakjes

14:03 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit. Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit. Sipas studimeve konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që po i listojmë më poshtë.




Ngrënia e mishit
Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme. Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 për qind më pak gjasa të vdesin para kohe. Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime. Rrjedhimisht, ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta pasive
Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 për qind. Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 për qind.

Ëmbëlsirat dhe të gazuarat

Pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës. Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Drithërat e bardha
Të gjitha drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit. Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak. Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.

Gjumi
Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit. Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë pak peshk
Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë. Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin. Gabimi i të mos ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë ju kushton disa vite jetë.

Stresi, alkooli dhe kafja
Stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë. Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit, por edhe në kohëzgjatjen e tij. Pirja e tepërt e alkoolit dhe e pijeve të tjerë të gazuara dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrat dhe të skuqurat
Yndyrat që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave. Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyra nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit. Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizëm. Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi në diell
Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat, por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.